Nis përçarja mes ushtrisë në Venezuelë

Nis përçarja mes ushtrisë në Venezuelë

27 January 2019 13:44

Një prej zyrtarëve më të lartë ushtarakë në Venezuelë Jose Luis Silva, i ndërpreu hapur lidhjet me liderin e vendit Nicolas Maduro. Silva dha dorëheqjen nga posti i atasheut të mbrojtjes në SHBA dhe deklaroi se mbështet udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, të njohur nga një sërë vendesh si president i Përkohshëm.

Në krizën e krijuar në shtetin e varfër të Amerikës latine, ushtria konsiderohet gjerësisht si faktor vendimtar. Duke folur nga zyra e tij en ambasadën venezueliane në Washington, transmeton tch.

Lexoni edhe: Lideri opozitar në Venezuelë vetëshpallet president, Trumpi e njeh menjëherë

Silva kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vendin e vet të lindjes. Unë nuk e njoh me Nicolas Maduron si president, i tha ai gazetës se Majemit të botuar në spanjisht “El Nuevo Herald”.

“Mesazhi im i drejtohet të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura, -vazhdoi zyrtari,- Kushdo që mban armë, lutet të mos i përdore ato kundër popullit. Pjesë e tij jemi edhe ne, dhe jemi lodhur duke mbështetur një qeveri që ka tradhëtuar parimet me bazike dhe e ka shitur veten tek kombe të tjera”.

Dhe: Kosova dhe Shqipëria i njohin legjitimitetin Guaidos në Venezuelë

Njoftimi i Silvës përbën një thyerje në unitetin e liderëve ushtarake, të cilët më herët ishin zotuar për besnikëri ndaj Maduros, ndërsa vetëshpalljen e Guaidos e përshkruan si grusht shteti. Roli i ushtrisë shihet si vendimtar në konfliktin mes qeverisë së Maduros dhe lëvizjes opozitare të Guaidos që këmbëngul për zgjedhje të lira.

Dhe: Këshilli i Sigurisë në OKB pritet të diskutojë krizën në Venezuelë

Komentet

Shto koment

Të ngjashme