Lideri opozitar në Venezuelë vetëshpallet president, Trumpi e njeh menjëherë Foto: Reuters

Lideri opozitar në Venezuelë vetëshpallet president, Trumpi e njeh menjëherë

23 janar 2019 19:26

Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, është vetëshpallur president i vendit dhe menjëherë ka marrë njohjen nga presidenti amerikan Donald Trumpi.

Lideri opozitar u njoh si president i përkohshëm, duke shtuar kështu presionin në Nicolas Maduron.

Në një njoftim për media, Trump ka thënë se ai “do të shfrytëzojë gjithë fuqinë ekonomike dhe diplomatike për të ndikuar për rivendosjen e demokracisë në Venezuelë” dhe inkurajoi qeveritë tjera të njohin po ashtu Guaidon si president.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme