Të paktën 140 persona janë zhdukur pas rrëshqitjes së tokës në provincën Sichuan në Kinë.
Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve ndërkaq është raportuar se edhe 40 shtëpi janë shkatërruar gjatë shembjes së malit, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Autoritetet kanë raportuar se kjo shembje është shkaktuar nga shirat e forta që kanë ndodhur ditët e fundit në këtë rajon.
Shembjet e tilla janë rrezik i shpeshtë në rajonet malore të Kinës, sidomos pas shirave të dendura.
Artikuj të ngjashëm