Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

14 trupa të pajetë gjenden në shtëpinë e ish-policit në El Salvador

Trupat e 14 personave janë gjetur në shtëpinë e ish-policit që u arrestua në fillim të muajit maj për vrasjen e dy grave, ka njoftuar policia në El Salvador.

Autoritetet kanë thënë se pas hetimeve është zbuluar se polici për disa vjet kishte vrarë 20 persona.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hugo Osorio Chavez u arrestua për vrasjen e një gruaje së bashku me të bijën.

Pas bastisjes së shtëpisë, janë zbuluar trupat e 14 personave, që dyshohet se janë varrosur para dy vjetësh.

Në bazë të gjurmëve, në varrosjen e 14 trupave është i përfshirë edhe një person, teksa prokuroria ka kërkuar arrestimin e dhjetë të dyshuarve të tjerë, përfshirë vrasës të nëntë grave.