Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të hënën se në 24 orët e fundit, 14 qytetarë kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Në raportin e datës 24 janar, janë përfshirë në evidencë edhe 8 viktima që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në periudhën 12 janar – 22 janar.
Në raport bëhet e ditur se janë shënuar edhe 718 raste të reja pozitive. Nga ky numër, 95 qytetarë janë riinfektuar me koronavirus.
1.244 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, derisa numri i rasteve aktive është 20.020.
Artikuj të ngjashëm
-
6 vjet nga rasti i parë me Covid-19 në Kosovë, mbi 276 mijë raste pozitive, 3238 të vdekur
-
Deri në orën 13:00, votuan 19.96% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriu
-
Balotazhi në Maqedoninë e Veriut, deri në orën 11:00 votuan 10% e qytetarëve
-
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, rezultatet preliminare publikohen pas mesnatës
-
Në Maqedoninë e Veriut raportohen 20 raste të thyerjes së heshtjes zgjedhore