Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas 35 orëve qëndrim nën rrënojat e një ndërtese, gjendet gjallë foshnja 11-muajshe

Ekipet e shpëtimit e kanë gjetur të gjallë një foshnje 11-muajshe, nën rrënojat e një ndërtese në qytetin rus Magnitogorsk.

Foshnja është gjetur 35 orë pas një shpërthimi, që dyshohet se ka ndodhur nga gazi, i cili ka shembur një pjesë të një ndërtese 10 katëshe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Foshnja u gjet sot e cila u kishte mbijetuar temperaturave shumë të ftohta.

Siç raportojnë mediet, foshnja u gjet e shtrirë në krevatin e saj, i mbështjellë me batanije, të cilat besohet se ia kanë shpëtuar jetën.

Nga shpërthimi tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa ende nuk dihet për fatin e dhjetëra personave tjerë.