Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Motrat palestineze ribashkohen pasi u nxorën nga rrënojat

Julia, një vajzë 18-muajshe u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në Gaza dhe u dërgua me urgjencë në spitalin El-Naiar, ka raportuar BBC-ja të martën.

Ndërsa, motra e saj Joury, pesëvjeçare, gjithashtu u shpëtua nga rrënojat dhe u dërgua për t’ia trajtuar plagët. Kur motrat u bashkuan, Joury lëshoi një klithmë.

“Motra ime, dashuria ime”, tha ajo duke qarë në momentin që kuptoi se Julia kishte shpëtuar.

Të dyja ishin me familjet e tyre duke ngrënë drekë kur ndërtesa pranë u bombardua, duke shkatërruar shtëpinë e tyre, ka thënë xhaxhai i vajzave.

“Ato u trajtuan për lëndime në kokë dhe mbetën të traumatizuara”, ka shtuar ai.

Shteti i Izraelit po vazhdon bombardimin e Gazës.