Një kamion i vogël goditi disa këmbësorë që po festonin Vitin e Ri në një nga rrugët më të famshme të Tokios.
Shoferi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë u arrestua nga policia për vrasje në tentativë.
Nëntë vetë u plagosën, një seriozisht, nga sulmi që ndodhi në rrugën Takeshita, pak pas mesnatës, raporton REL.
Sulmuesi 21 vjeç u identifikua si Kazuhiro Kusakabe.
Agjencia e lajmeve Kyodo citoi burimet hetimore të kenë thënë se në automjetin e tij është gjetur një pajisje me vajguri dhe se dyshohet se ai ka planifikuar të ndezte flakë kamionin.
Rruga Takeshita në lagjen Shibuya është një zonë e njohur tregtare. Ajo gjithashtu tërheq numër të madh të turistëve të huaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Studentja sulmon me çekiç studentët e tjerë në Universitetin e Tokios
-
Mungon përmbajtja në natën festive: Dhjetëra viktima të sulmeve në SHBA, Gazë e Ukrainë
-
Dhjetëra të lënduar pasi një kamion godet një stacion autobusi në Tel Aviv
-
Punëtori i pastrimit në Prishtinë lëndohet rëndë, u godit nga kamioni i mbeturinave
-
Shoferi përplas 17 këmbësorë me veturë në Poloni