Aktorja e mirënjohur Angelina Jolie nuk e ka përjashtuar një mundësi që të hyjë në politikë, e madje të synojë të bëhet edhe presidente e SHBA-së.
Duke folur në programin “Today” në BBC Radio 4, Jolie ka thënë se këtë ide do ta përjashtonte më herët, por tani thotë se do të shkonte aty ku kanë nevojë për të, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht Jolie është e dërguar speciale e OKB-së për refugjatët dhe një aktiviste e zellshme për një sërë çështjesh që përfshijnë refugjatët, dhunën seksuale dhe mbrojtjen e natyrës
“Jam në gjendje të punoj me qeveritë, dhe me ushtritë, e tani mund të ulem në një vend interesant dhe të bëj shumë gjëra pa pasur një titull. Nuk e di nëse jam e aftë për politikën. Por, do të bëj çdo gjë që mendoj se vërtet mund të sjellë ndryshime”, ka thënë ajo.