Edhe pse të qenit nënë e gjashtë fëmijëve është një sfidë më e madhe edhe sesa karriera e saj filmike, një nga aktoret më të paguara në Shtetet e Bashkuara dhe ambasadorja e OKB-së, 44-vjeçarja Angelina Jolie, ndoshta do ta pranojë sfidën më të madhe me të cilën është ballafaquar ndonjëherë.
Portali Breitbart shkruan se Angelina e ka lansuar një kanal në YouTube për punë humanitare, në përshkrimin e të cilit thuhet se aktorja, në mes të tjerash, e prezanton OKB-në dhe se merret me çështjet e shpërnguljeve të popullatave dhe kontribuon në procesin e gjetjes së zgjidhjeve për ata që janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan KOHA Ditore. Breitbart sugjeron që duke e hapur kanalin e saj, aktorja në fakt ka hyrë në përgatitje për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së për vitin 2020 dhe se ajo po synon të jetë presidente e vendit më të fuqishëm në botë.
Dihet se shumica e aktorëve hollivudianë janë të orientuar drejt krahut të majtë politik dhe shpesh e kritikojnë republikanin e krahut të djathtë Donald Trump, ndërkohë që e vetmja kandidate femër e demokratëve, Hillary Clinton, nuk ka asnjë gjasë të vërtetë për t’i fituar zgjedhjet e vitit 2020 që nga humbja nga Trumpi në vitin 2016.

“Sinqerisht, sikur të më kishit pyetur para 20 vjetësh, vetëm do të qeshja. Vërtet nuk e di. Gjithmonë them se do të shkoj atje ku nevojitem. Nuk e di nëse jam e përshtatshme për politikë, por kur mendoj se nuk kam asgjë më për të fshehur, atëherë mendoj se jam e hapur për këtë mundësi. Unë mund të duroj shumë', kishte thënë aktorja në fund të vitit të kaluar në një intervistë për BBC Radio 4 Today për mundësinë e kandidimit për presidente.
Në atë intervistë prezantuesi i emisionit Justin Webb i tha asaj se do ta propozonte atë në listën e kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet e vitit 2020, në çfarë Angelina qeshi dhe u përgjigj, 'Faleminderit!'. Përndryshe, Jolie nuk është personi i vetëm i famshëm që përflitet se do të kandidojë. Thuhet se kundërkandidate e presidentit aktual 73-vjeçar amerikan mund të jetë prezantuesja 65-vjeçare Oprah Winfrey, megjithëse ajo ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë.
-
Angelina Jolie hap kanal humanitar në YouTube
-
Angelina Jolie nuk përjashton mundësinë të hyjë politikë dhe të garojë për presidente
-
Angelina Jolie dëshiron të largohet nga SHBA-ja: Dua të jetoj pak si nomade
-
Angelina Jolie: Hollywoodi vend i pashëndetshëm, do të zhvendosem në Azi
-
Angelia Jolie u shpëtua nga fëmijët e saj