Botë

Putin: Rusia me armën që s’e ka kush në botë

Putin: Rusia me armën që s’e ka kush në botë
 

Me armatimin e ri Rusia nuk mund të krahasohet me askënd tjetër në botë dhe ai do ta garantojë sigurinë e vendit në deceniet që vijnë, ka thënë kryetari rus Vladimir Putin.

Duke folur në takimin me krerët ushtarakë në Moskë, Putin në mënyrë të veçantë e ka përmendur raketën hipersonike të quajtur "kinzhal" (kama) dhe fluturaken hipersonike "avangard" duke thënë se këto armë e përforcojnë shumë kapacitetin ushtarak të Rusisë, përcjellin mediet serbe lajmin e agjencisë ruse tas.