Botë

Diplomatët vrapues

Diplomatët vrapues
 

Ata takohen para se të zbardhë drita në rrethinën e Parkut Qendror, nja katër kilometra larg prej selisë së Kombeve të Bashkuara, ku shpesh ata pajtohen e përplasen, varësisht se për çfarë tema duhet t’ia japin dorën njëri-tjetrit, përcjell Koha Ditore.

Derisa bëjnë një ecje të lehtë për nja tridhjetë minuta, pranë u kalojnë kalimtarë që shëtisin qenët, apo njerëz që vrapojnë për të ruajtur gjendjen e mirë fizike e shëndetësore.