Botë

Pse burrat në Keni nuk i duan gratë në pushtet

Parlamenti i Kenisë është arenë e ashpër politike. Dhe sikur të gjitha arenat e tjera, më të mëdhenjtë duan që të gjitha lodrat t’i kenë në duar të veta.

“Djemtë” në Parlament kanë vepruar pikërisht kështu, duke refuzuar që të ndajnë fushën e lojës dhe lodrat e tyre – në këtë rast përfaqësimin parlamentar dhe politik.

Ka më shumë se tetë vjet që gratë janë munduar të marrin më shumë terren në politikë nëpërmjet ndryshimit të ligjit që do të përmbushte kërkesat që në fakt burojnë prej Kushtetutës së vitit 2010, ku thuhet shprehimisht se “jo më shumë se dy të tretat e anëtarëve të trupave të zgjedhur me votë mund të jenë të së njëjtës gjini”.

Por përpjekja e fundit për ta ndryshuar ligjin dështoi dhe tani “djemtë” dhe “vajzat” kanë nisur pushimet e gjata dimërore, me Parlamentin që do t’u kthehet seancave vetëm në shkurt....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)