Botë

Kisha ortodokse e Ukrainës shkëputet nga Rusia

Kisha ortodokse e Ukrainës shkëputet nga Rusia
Foto: Reuters

Priftërinjtë ortodoksë ukrainas po mbajnë një sinod historik në katedralen e Shën Sofisë në Kiev për të krijuar një kishë të re kombëtare, e cila nuk do të ketë lidhje me Rusinë.

Mbledhja e sotme pason një vendim historik nga Patriarkana e Konstandinopojës, për të hequr kishën ortodokse të Ukrainës nga Patriarkana e Moskës, e cila ka mbikëqyrur degën ukrainase për qindra vjet, shkruan VOA.