Botë

Liderët e BE-së më 13 dhe 14 dhjetor për Brexit, buxhetin, sanksionet

Liderët e BE-së më 13 dhe 14 dhjetor për Brexit, buxhetin, sanksionet
Foto: Reuters
 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, u kërkoi krerëve të BE-së të diskutojnë situatën lidhur me Brexit, buxhetin dhe krizën në Detin Azov, gjatë takimit të 13 dhe 14 dhjetorit në Bruksel.

"Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në Britaninë e Madhe, ne synojmë të dëgjojmë kryeministren May, dhe pastaj të miratojmë disa përfundime në formatin e BE 27. Me kalimin e kohës, ne do të shqyrtojmë dhe do të përgatitemi për një skenar të caktuar nëse nuk ka marrëveshje, "tha Tusk.