Kryeministrja britanike, Theresa May, pati shumë telashe të dilte nga vetura derisa arriti në Berlin që të kërkojë ndihmë nga kancelarja gjermane rreth Brexitit, transmeton KTV.
Vonesa e May për të dalë nga vetura përputhet mirë me vonesën për të votuar rreth Brexitit në parlamentin britanik, të cilin ajo e shtyu duke qenë e bindur se do të humbiste në mungesë numrash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy votim tashmë është caktuar për 21 dhjetor konfirmoi zëdhënësi i saj. May mes tjerash ka mbajtur takim edhe me kryeministrin holandez.
Ajo ka thënë se i duhen garanci shtesë rreth kufirit me Irlandën Veriore, derisa kryetari i Komisionit Evropian ka thënë se BE-ja nuk e ka ndërmend që të negociojë sërish marrëveshjen për Brexitin, ndonëse ka hapësirë sipas tij, për bisedime shtesë. E në anën tjetër, ligjvënësit e opozitës në Britani kanë kërkuar që sërish populli të votojë rreth Brexitit.