Botë

Disfatë e rëndë për Mayn në parlamentin britanik

Disfatë e rëndë për Mayn në parlamentin britanik

Pak para debatit për marrëveshjen për Brexitin, Dhoma e Poshtme e Parlamentit britanik e ka rritur presionin ndaj kryeministes May. Deputetët i dëshmojnë qeverisë se i ka shkelur të drejtat e parlamentit.

Shkaku për këtë konstatim është se qeveria pati refuzuar që t'i vërë në dispozicion Dhomës së Poshtme versionin e plotë të një ekspertize ligjore të brendshme për marrëveshjen e Brexitit me BE, bën të ditur DW. Prokurori i Përgjithshëm, Geoffrey Fox e pati argumentuar refuzimin me formulimin se paraqitja e plotë "do të binte ndesh me interesin publik" dhe do të zbulonte sekrete shtetërore.