Botë

Biden paralajmëron kandidaturën për president të SHBA

Biden paralajmëron kandidaturën për president të SHBA
Foto: Driton Paqarada

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden tha të hënën në mbrëmje se vendimi për të kandiduar për president në vitin 2020, do të varet nga fakti nëse ai apo familja e tij janë “gati”, megjithëse e vuri theksin tek përgatitja e tij.

“Mendoj se jam personi më i kualifikuar në vend për të qenë president, tha zoti Biden para një audience në Missoula të Montanës.