Botë

Në Shkup protestohet kundër ndotjes së ajrit

Në Shkup protestohet kundër ndotjes së ajrit
Foto: Reuters

Një grup nxënësish nga gjimnazi i Gostivarit si dhe gjimnazi “Zef Lush Marku” në Shkup përmes një performance koreografike protestuan përpara Qeverisë për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.

Me slogane në duar “Nuk mund të frymojmë”, “ Ndotja është e barabartë me vdekje” ata kërkuan nga institucionet që të ndërmarrin masa të cilat do të ndikojnë shpejtë në pastrimin e ajrit. Ndër kërkesat e shumta ata shprehën edhe nevojën e ekzistimit të rrugëve të posaçme për qarkullim me biçikleta, transmeton Alsat.