Një gjyqtar në Washington, ka urdhëruar që Shtëpia e Bardhë t’i lejojë sërish qasje gazetarit të CNN-it, Jim Acosta, pasi Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara i ka tërhequr kredencialet.
Në vendim thuhet se qasja duhet të rikthehet ndonëse CNN ka paditur administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexo edhe: Shtëpia e Bardhë ia pezullon qasjen gazetarit të CNN-it
Gjykatësi Timothy J.Kelly, ka thënë se administrata e Trumpit ka shkelur të drejtat e Amandamentit të pestë të CNN-it, gjithashtu mund të shkaktojë “dëm të pariparueshëm”, me sjelljet e tij.
Lexo edhe: CNN padit Trumpin për kthimin e kredencialeve të korrespondentit
Gjyqtari ka thënë se vendimi i Shtëpisë së Bardhë ka mundësi të ketë shkelur të drejtën e gazetarit për liri të shtypit.
Duke folur jashtë gjykatës, Acosta ka përshëndetur vendimin dhe u është drejtuar të gjithë gazetarëve, “le t’i kthehemi sërish punës”.
Avokati i Acostas e ka cilësuar vendimin si “ditë të mrekullueshme për amandamentin e parë dhe gazetarinë”.
CNN në anën tjetër ka thënë në një deklaratë se “ne jemi shumë të lumtur me këtë vendim dhe mezi presim rezultatet në ditët e ardhshme”.
“Falënderimet tona të sinqerta për të gjithë ata që kanë përkrahur jo vetëm CNN, por edhe shtypin amerikan të lirë, të fuqishëm dhe të pavarur”, është thënë në deklaratë.