Uashington, 20 nëntor – Televizioni amerikan CNN njoftoi se Shtëpia e Bardhë ia ktheu akreditimin reporterit Jim Acosta.
“Sot Shtëpia e Bardhë i ktheu plotësisht akreditimin Acosta-s”, shkruan CNN në “Twitter”.
“Për pasojë, procedimi jonë gjyqësor nuk është më i nevojshëm. Ne do të vazhdojmë me mbulimin e Shtëpisë së Bardhë”, thuhet në këtë mesazh të kanalit televiziv amerikan.
Shtëpia e Bardhë i kishte hequr akreditimin Acostas pasi ai pati një përplasje me Trump gjatë një konference për shtyp në fillim të këtij muaji.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata e urdhëron Trumpin t'i japë qasje gazetarit të CNN-it në Shtëpinë e Bardhë
-
CNN padit Trumpin për kthimin e kredencialeve të korrespondentit
-
IFJ reagon ndaj heqjes së akreditimit për gazetarin e CNN-it
-
Shtëpia e Bardhë ia pezullon qasjen gazetarit të CNN-it
-
Harwood largohet pas ndryshimeve në CNN