Melania Trump ka qenë përgjithësisht një figurë e paqtë dhe e tërhequr, por se fundi është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të thirrjeve të saj për shkarkimin e një ndihmëseje të lartë të sigurisë kombëtare.
Zonja e Parë e Amerikës është grindur me Mira Ricardel, gjatë turneut të zhvilluar në Afrikë në muajin tetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësja e saj tha se Melania mendon që Ricardel nuk e meriton më që të ketë nderin të shërbejë në Shtëpinë e Bardhë. As nga kjo e fundit e as nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk ka pasur deri tani ndonjë koment mbi çështjen.
Deklarata vjen në kohën kur media amerikane raportoi se Donald Trump është duke marrë në konsideratë largimin e shefit të stafit, John Kelly ose atë të sekretares së sigurisë së brendshme, Kirstjen Nielsen.
Ricardel ka shërbyer prej 7 muajsh përkrah John Bolton në këshillin e fuqishëm të sigurisë kombëtare. Melania nuk ka ndërhyrë përgjithësisht në punët e te shoqit, por këtë herë duket nuk ka duruar më.
Raportet ne media tregojnë se fërkimet mes saj dhe zyrtares kanë nisur për mënyrën e uljes në avion gjatë udhëtimit në Afrikë. Atëherë Zonja e Parë e Amerikës pati thënë në një intervistë të rrallë televizive se ka njerëz në Shtëpinë e Bardhë, të cilëve nuk u beson.
Bashkëshortet e presidenteve kanë një histori të gjate me përfshirjen në çështjet e stafit. Nancy Reagan ka pasur një luftë gati të hapur me shefin e kabinetit të të shoqit, e Hillari Klinton po kështu grindej thuajse rregullisht me ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë.
{gallery}