Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zv.këshilltarja amerikane për Siguri detyrohet ta lërë punën pas zënkës me Melania Trumpin

Washington, 14 nëntor (Reuters) – Mira Ricardel, zv.këshilltare për Sigurinë Shtetërore në Shtëpinë e Bardhë është detyruar të largohet nga posti i saj, pasi që bashkëshortja e presidentit amerikan, Melania Trup ka thënë se Ricardel nuk e meriton nderin të punojë për bashkëshortin e saj, transmeton koha.net.

Ricardel “do të vazhdojë ta përkrahë presidentin, teksa largohet nga Shtëpia e Bardhë për ta marrë një detyrë të re brenda administratës”, ka thënë të ditur përmes një deklarate zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. Sanders nuk ka dhënë detaje se cila do të jetë detyra e re e Ricardelit.