Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump njofton largimin e Sarah Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi largimin në fund të qershorit të Sarah Sanders, zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë.

‘’E mrekullueshmja jonë Sarah Sanders do të lërë Shtëpinë e Bardhë dhe kthehet në vendlindje në Shtetin e Arkansasit në fund të muajit’’, shkruante në një postim në Twitter Trump, duke shtuar se shpresonte që një ditë ajo të ishte kandidate në funksionin si guvernatore e këtij shteti, një post që ka mbajtur i ati i saj, Mike Huckabee.