Pamjet nga gjithësia të zjarreve në Kaliforni shpërfaqin përmasat e shkatërrimit Foto: Reuters

Pamjet nga gjithësia të zjarreve në Kaliforni shpërfaqin përmasat e shkatërrimit

12 November 2018 15:35

Mijëra hektarë tokë janë shkrumbuar, krahas qindra shtëpive dhe bizneseve, teksa komunitete të tëra janë rrënuar në zjarret më vdekjeprurëse ndonjëherë në shtetin amerikan të Kalifornisë.

Ndërkohë, autoritetet në këtë shtet kanë bërë të ditur se më shumë se 200 veta ende llogariten të zhdukur, derisa 31 janë konfirmuar të vdekur. Zjarret në të njëjtën kohë kanë shkaktuar evakuimin e më shumë se një çerek-milion amerikanëve, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Lexo edhe: Arrin në 31 numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni

Të hënën, satelitët amerikanë kanë kapur pamje të këtyre zjarreve, përmes të cilave bëhet e ditur shkalla e madhe e shkatërrimeve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme