Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mirëpritur rreth 70 liderë botërorë sot në Paris, të cilët morën pjesë ceremoninë për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Armëpushimi hyri në fuqi më 11 nëntor, 1918, duke i dhënë fund kështu luftës katërvjeçare, që la të vdekur të paktën 10 milionë ushtarë dhe miliona civilë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMacron mbajti një fjalim te Harkun e Triumfit, ku është varrosur një ushtar i panjohur që është vrarë gjatë luftës.
Në fjalimin e tij, Macroni u bëri thirrje liderëve botërorë që të bashkojnë forcat për të “luftuar për paqe”, duke thënë “le të ndërtojmë shpresat tona, në vend se të luajmë me frikë kundër njëri tjetrit”. /Rel