Belgjika barazon me Iranin, gjithçka e hapur në Grupin G
Belgjika dhe Irani kanë marrë edhe nga një pikë në Kupën e Botës.
Ndeshja e dytë e Grupit G e zhvilluar të dielën mbrëma në Los Angeles u mbyll baras, 0:0.
Belgjika kishte iniciativën por nuk shënoi, ndonëse kishte mundësi të shumta shënimi. Edhe Irani kishte rastet e veta por nuk realizoi. Një gol i minutës së 25-të i shënuar nga Mehdi Taremi, u anulua. Ai shënoi bukur pas një skeme nga goditja e dënimit, por ishte në pozitë jashtë loje dhe goli u anulua pas rishikimit të situatës në VAR.
Belgjika nga minuta e 66-të luajti pa qendërmbrojtësin Nathan Ngoy, i cili si lojtar i fundit e ndali Taremin.
Në këtë grup janë edhe Zelanda e Re dhe Egjipti.
Belgjikës i vështirësohen punët
Qendërmbrojtësi i Lillet që përfaqëson Belgjikën, Nathan Ngoy, ka bërë gabim të rëndë dhe është përjashtuar me karton të kuq.
23-vjeçari nuk pasoi mirë te portieri Thibaut Courtois, dhe përfitoi Mehdi Taremi, sulmuesi i Iranit.
Ngoy në pamundësi për ta arritur topin dhe si lojtar i fundit, e ndali në mënyrë të palejuar Taremin.
Belgjika nga minuta e 66-të duhet të luajë me një futbollist më pak në fushë.
Mbyllet pjesa e parë, Iranit i anulohet një gol
Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Belgjika - Irani.
Belgjika kishte iniciativën por nuk shënoi gol.
Ndërkohë, Iranit iu anulua një gol i bukur i shënuar nga Mehdi Taremi në minutën e 25-të.
Taremi realizoi nga skema e përgatitur pas një goditje dënimi. Por, kishte pozitë jashtë loje.
Lástima que anularon el gol de Taremi. Entraba entre los mejores del torneo pic.twitter.com/NFVNDgW1i9
— Fanodric (@fanovargas) June 21, 2026
Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Belgjika – Irani
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Belgjika – Irani.
Kjo ndeshje luhet në Los Angeles nga ora 21:00, dhe i takon Grupit G. Zelanda e Re, Irani, Belgjika dhe Egjipti, kanë nga një pikë.
Belgjika barazoi 1:1 me Egjiptin në ndeshjen e parë, kurse Irani mori një pikë pas barazimit 2:2 me Zelandën e Re.
Formacioni i Belgjikës:
Courtois, Mechele, De Cuyper, Meunier, Ngoy, De Bruyne, Tielemans, Saelemaekers, Raskin, Lukaku, Trossard
Formacioni i Iranit:
Beiranvand, Hardani, Hajisafi, Khalilzadeh, Kanani, Nemati, Rezaeian, Ezatolahi, Mohebbi, Ghoddos, Taremi
