Botë

Macron: Qytetarët e Kaledonias së Re votuan për të mbetur në Francë

Macron: Qytetarët e Kaledonias së Re votuan për të mbetur në Francë
Foto: AFP
14:00

Macron: Qytetarët e Kaledonias së Re votuan për të mbetur në Francë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se shumica e banorëve të Kaledonias së Re që kanë votuar në një referendum për pavarësi kanë vendosur të mbesin pjesë e Francës.

Në një paraqitje televizive nga Parisi, Macron u zotua se “nuk ka rrugë tjetër përpos asaj të dialogut” mbi të ardhmen e arkipelagut të Paqësorit Jugor që ka qenë pjesë e Francës që nga viti 1853, raporton AP.

Kryeministri francez, Edouard Philippe, do të takohet me zyrtarë të Kaledonias së Re për të diskutuar mbi planet për të ardhmen, transmeton Koha.net.

Referendumi ishte rezultat i një procesi që ka nisur 30 vjet më parë për t’i dhënë fund viteve të dhunës mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të ndarjes nga Franca.

12:19

Kaledonia e Re i thotë jo pavarësisë nga Franca

Arkipelagu francez i Kaledonias së Re në Paqësor ka votuar 59.5 për qind kundër shpalljes së pavarësisë nga Franca, në një referendum të së dielës, pas numërimit të dy të tretave.

Sipas raportimit të “NC La 1ere”, dalja në votim ishte 80.7 për qind.

Referendumi, rezultat i procesit të gjatë 30-vjeçar i dekonolizimit, është votimi i parë për ndarje i mbajtur në një territor të Francës që kur Djibouti u nda më 1977.