Një i armatosur ka vrarë dy persona dhe plagosi disa të tjerë në një studio joge në kryeqendrën e Floridës, Tallahassee, gjatë pasdites së të premtes, përpara se t’i jepte fund edhe jetës së tij.
Në një deklaratë të mëvonshme, policia tha se ishin identifikuar 7 viktima në total: 6 të plagosur dhe një i vrarë me pistoletë. Ata identifikuan agresorin si 40-vjeçarin Scott Paul Beierle, gjithsesi motivet e këtij akti mbeten ende të paqarta.
Dy prej të plagosurve me armë zjarri ndërruan më vonë jetë, ndërsa dy të tjerë mbeten ende nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të qëndrueshme, kurse dy të tjerët kanë dalë nga spitali.
“Kemi të dhëna se disa persona brenda luftuan fort dhe u përpoqën jo vetëm të shpëtonin veten, por edhe persona të tjerë, gjë që është një akt kurajoje”, tha kryepolici i shtetit, DeLeo, transmeton tch.
Të shtënat duken akt i një personi të vetëm, ndërsa komunitetit nuk i kërcënohet ndonjë rrezik tjetër. Kryebashkiaku i Tallahassee, Andreë Gillum, i cili garon për postin e guvernatorit të Floridës dhe ndërpreu një zhvillim fushate për t’u rikthyer në qytet, shkroi në “Twitter”:
“U jam mirënjohës forcave ligjzbatuese për reagimin e shpejtë ndaj të shtënave të sotme. Asnjë akt dhune me armë nuk është i pranueshëm. Jam në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët e organeve ligjzbatuese”.