Turqia i sulmon kurdët edhe pas fillimit të patrullimeve turko-amerikane në Siri Foto: Reuters

Turqia i sulmon kurdët edhe pas fillimit të patrullimeve turko-amerikane në Siri

02 November 2018 10:55

Trupat amerikane dhe turke kanë nisur patrullimet e përbashkët në Sirinë veriore me qëllim që të shmangin përplasjet ndërmjet aleatëve të NATO-s për shkak se amerikanët kanë aleancë edhe me kurdët, ka raportuar të premten agjencia e lajmeve, Reuters.

Por Turqia ka vazhduar me një ofensivë të re ushtarake kundër kurdëve në rajonin e afërt. Avancimet ushtarake turke në Sirinë veriore gjatë dy viteve të kaluara, e kanë vënë në pozitë të sikletshme SHBA-në, që turqit i konsideron aleatë kryesorë myslimanë në NATO.

Dy shtetet kanë bërë përpjekje për shmangien e konfrontimit të drejtpërdrejtë, edhe pse Turqia i sulmon militantët kurdë YPG, që gëzojnë mbështetjen amerikane.

YPG-ja përbën hisen më të madhe të Forcave Demokratike Kurde, që janë mbështetur nga amerikanë me armatim, mbështetje ajrore dhe rreth dy mijë forca speciale në terren në luftë kundër “Shtetit Islamik”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme