Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i dërgojnë mbi pesë mijë trupa përgjatë kufirit me Meksikën.
Forcat ushtarake shtesë do të vendosen ne Teksas, Arizona dhe Kaliforni pas afrimit të karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti Donald Trump ka thënë se Ushtria do të ndalë “pushtimin” e emigrantëve, të cilët ia kanë mësyrë këmbë Shteteve të Bashkuara.
Trumpi ka bërë të ditur se do krijohen “qytete tenda”, ku do të vendosen emigrantët derisa t'u shqyrtohen kërkesat për azil politik nga gjykatat amerikane.