Botë

Të shtëna në një sinagogë në SHBA, raportohet për viktima

Një person i armatosur ka hyrë në një sinagogë në Pittsburgh, Pennsylvania të SHBA-së dhe ka hapur zjarr duke shkaktuar disa viktima, ka raportuar Policia.

Shërbimet emergjente kanë mbërritur në sinagogën “Tree of Life Congregation” rreth orës 10:00, me kohë lokale, shkruan BBC.

Një zëdhënës i departamentit të policisë së Pitsburgut ka konfirmuar se ka viktima të shumta, transmeton Koha.net.

“Ka viktima të shumëfishta, është e domosdoshme që njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë Jason Lando, zëdhënës i Policisë.

Sipas radios së Policia sulmuesi është dorëzuar.

Policia përmes një postimi në Twitter ka kërkuar që njerëzit të shmangin atë zonë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë për një prezencë të shtuar të Policisë.