Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pako e dyshimtë në restorantin e aktorit De Niro

Një pako e dyshimtë, e ngjashme me ato që i janë dërguar familjeve Obama dhe Clinton dhe CNN-it, është gjetur në restorantin e aktorit Robert De Niro, raporton NBC.

Burimet e këtij televizioni kanë thënë se një pako e dyshimtë ka arritur në restorantin Tribeca Grill.

Mjete shpërthyese me postë u dërgohen familjeve Clinton dhe Obama

Nëse ka lidhje me pakot e kësaj jave, kjo është pajisja e tetë shpërthyese që u dërgohet kritikëve të presidentit Donald Trump.

De Niro ka ngritur zërin kundër Trumpit dhe e ka quajtur “katastrofë kombëtare”.

Departamenti policor në New York ka thënë se objekti i restorantit ishte i zbrazët në momentin kur ka arritur pakoja e dyshimtë, raporton NBC.