Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetë pako me mjet të dyshuar shpërthyes iu dërguan kundërshtarëve të Trumpit

Mediumi prestigjioz amerikan, CNN, ka raportua se 10 pako të dyshimta janë dërguar në tri ditët e fundit ndaj fytyrave të njohura në Amerikë.

Dje u gjetën pako të dyshimta të nisura drejt shtëpisë së ish-presidentit Barack Obama dhe ish-presidentit Bill Clinton, ndërsa sot listës i janë shtuar edhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden dhe aktorit Robert De Niro.

Në listë janë edhe anëtarë të njohur të Demokratëve, të gjithë zëra të fuqishëm kundër presidentit aktual, Donald Trump.