Një mjet shpërthyes është zbuluar të mërkuren në mëngjes prej një nëpunësi që kontrollon postën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton dhe bashkëshortes së tij, njëherit ish-Sekretare amerikane e Shtetit dhe kandidate për presidente në zgjedhjet e kaluara në SHBA, Hillary Clinton.
Gazeta amerikane, “The New York Times”, duke iu referuar burimeve policore, raporton se eksplozivi ishte dërguar në adresën e tyre, në paralagje të New York Cityt, transmeton Koha.net.
Zyrtari policor ka thënë se mjeti shpërthyes ishte i ngjashëm me atë të gjetur në shtëpinë e filantropit miliarder, George Soros, të hënën.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet një mjet i dyshuar si tymuese afër Kuvendit, Policia vendos shirita
-
I dyshuari për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë thotë se synonte zyrtarët e Trumpit
-
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Harilaq të Lipjanit, intervenon KFOR-i dhe FSK-ja
-
Gjendet mjet shpërthyes në një shtëpi në Rahovec, ndërhyn FSK-ja