Botë

Një mjet shpërthyes u dërgohet me postë Clintonëve

Një mjet shpërthyes është zbuluar të mërkuren në mëngjes prej një nëpunësi që kontrollon postën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton dhe bashkëshortes së tij, njëherit ish-Sekretare amerikane e Shtetit dhe kandidate për presidente në zgjedhjet e kaluara në SHBA, Hillary Clinton.

Gazeta amerikane, “The New York Times”, duke iu referuar burimeve policore, raporton se eksplozivi ishte dërguar në adresën e tyre, në paralagje të New York Cityt, transmeton Koha.net.

Zyrtari policor ka thënë se mjeti shpërthyes ishte i ngjashëm me atë të gjetur në shtëpinë e filantropit miliarder, George Soros, të hënën.