Botë

Kuvendi i Maqedonisë me 80 vota pro miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese

Me 80 vota pro Kuvendi në Maqedoni miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale.

Edhe pas votimit individual u konstatua se 80 deputetë kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese.

Me këtë qeveria e Maqedonisë fitoi 15 ditë për të përgatitur amendamentet dhe për t’i kthyer sërish në procedurë parlamentare.

Maqedonia dhe Greqia marrëveshjen e kanë arritur në qershor, dhe me të synohet t’i jepet t’i fund kontestit 27-vjeçar, që kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë./AlsatM