Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë, kanë hyrë në fazën e dytë, me shqyrtimin e amendamenteve të Qeverisë që janë hartuar në marrëveshje me grupin e deputetëve të përjashtuar të VMRO-së, të cilët i kishin paraqitur si kusht për mbështetjen e ndryshimeve, por pas plotësimit të kërkesës tjetër për amnistinë e të gjithë personave të përfshirë në dhunën më 27 prill 2017.
Amendamentet kanë të bëjnë me disa ndërhyrje në marrëveshjen me Greqinë, me qëllim, siç thuhet, ruajtjen identitetit maqedonas, të gjuhës dhe veçorive kulturore, kujdesin për shtetasit e Maqedonisë jashtë vendit, por edhe tërheqjen apo anulimin e marrëveshjes nëse e njëjta nuk ratifikohet nga Parlamenti i Greqisë, transmeton REL.
Njohësit e çështjeve politike, thonë se mbështetje për amendamentet vështirë se do të ketë pa miratimin e amnistisë për personat e përfshirë në dhunën në Kuvend.
-
Kuvendi i Maqedonisë me 80 vota pro miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese
-
Sigurohen votat e deputetëve për të ndryshuar Kushtetutën e Maqedonisë
-
Kuvendi i Maqedonisë pritet të votojë për ndryshimet kushtetuese
-
Parlamenti i Maqedonisë pritet të debatojë sot për çështjen e emrit
-
Ahmeti beson se emri i ri, Maqedonisë dhe shqiptarëve do t’u hapë perspektivë të re