Me 80 vota pro Kuvendi në Maqedoni miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale.
Edhe pas votimit individual u konstatua se 80 deputetë kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese.
Me këtë qeveria e Maqedonisë fitoi 15 ditë për të përgatitur amendamentet dhe për t’i kthyer sërish në procedurë parlamentare.
Maqedonia dhe Greqia marrëveshjen e kanë arritur në qershor, dhe me të synohet t’i jepet t’i fund kontestit 27-vjeçar, që kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë./AlsatM
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi i Maqedonisë votoi ndryshimet kushtetuese, tani zyrtarisht ndryshoi emrin
-
Në Maqedoni rikthehet debati për ndryshimet kushtetuese
-
100 ditë deri në ndryshimet kushtetuese në Maqedoni
-
Sigurohen votat e deputetëve për të ndryshuar Kushtetutën e Maqedonisë
-
Kuvendi i Maqedonisë pritet të votojë për ndryshimet kushtetuese