Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

11-vjeçarja vdes nga gripi i shpendëve në Kamboxhia

Një 11-vjeçare nga Kamboxhia ka vdekur nga gripi i shpendëve, duke i nxitur ekipet mjekësore që të bëjnë thirrje për shtim të masave.

TheSun raportoi të enjten se kjo është vdekja e parë sivjet, derisa nga gripi i shpendëve prekën shpendët dhe zogjtë e egër, mund të transmetohet edhe te gjitarët, përfshirë njerëzit.

Mjekët thanë se frika është ngritur javët e fundit nga shpërthimi aktual i paprecedentë, ndërsa bënë të ditur se vajza ishte sëmurur më 16 shkurt, e ethet ia rritën temperaturat deri në 39 gradë celsius.

Ministria e Shëndetësisë në shtetin aziatik tha se kanë marrë mostra nga një zog i ngordhur në një zonë të konservuar, pranë shtëpisë së vajzës.