11 persona janë vrarë në një bazë ushtarake ruse të shtunën, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, raporton agjencia Reuters.
Dy persona të armatosur në një bazë ushtarake në rajonin Belgorod në kufi me Ukrainën kanë qëlluar në një grup të personave që janë paraqitur vullnetarë për të marrë pjesë në luftë.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pos 11 të vrarëve janë plagosur edhe 15 persona tjerë.
Raportohet se janë qëlluar për vdekje edhe dy sulmuesit, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.
“Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në territorin tonë”, ka thënë kryetari i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, në orët e hershme të së dielës. “Shumë ushtarë janë vrarë e plagosur. Nuk ka asnjë banor të Belgorodit në mesin e të plagosurve apo vrarëve”.
Sulmi ka ndodhur një javë pas shpërthimit në urën e Krimesë.
“Gjatë një stërvitje me armë me individë që janë deklaruar vullnetarë për të marrë pjesë në operacionin special ushtarak (kundër Ukrainës), terroristët kanë shtënë me armë të vogla në personelin e njësitit”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.