Të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë në Gaza që nga mbrëmja e së dielës si pasojë e sulmeve izraelite.
Forcat izraelite dërguan tanke në anën perëndimore të kampit “Nuseirat” të Gazës të hënën në një inkursion të ri në zonën qendrore të enklavës, raporton Reuters.
Banorët kanë thënë se tanket izraelite hapën zjarr teksa u futën në atë pjesë të kampit, një nga tetë vendet historike të refugjatëve të Rripit të Gazës, duke shkaktuar panik në mesin e popullatës dhe familjeve të zhvendosura.
Izraeli po i përqendron operacionet e tij në veri dhe qendër duke thënë se është një fushatë për të ndaluar militantët e Hamasit që kryejnë sulme, dhe për të parandaluar rigrupimin e tyre.
Dhjetëra mijëra banorëve palestinezë u është thënë të evakuojnë zonat, duke nxitur frikën se ata mund të mos lejohen kurrë të kthehen.
Shanset tashmë të pakta për një armëpushim u zvogëluan më tej në fundjavë kur ndërmjetësi Katari tha se po pezullonte përpjekjet e tij derisa Izraeli dhe Hamasi të shfaqnin vullnet më të madh për të arritur një marrëveshje.
-
Vritet një familje 6-anëtarëshe në Gazë nga sulmet izraelite
-
Të paktën nëntë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza
-
Të paktën 17 të vdekur në Gazë nga një sulm izraelit
-
Shkon në mbi 30 numri i të vrarëve nga sulmet e fundit izraelite në Gazë
-
Arrin në mbi 100 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gazë