Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

11 të vdekur nga gjuajtjet me armë në një hotel në Meksikë

Të paktën 11 njerëz kanë mbetur të vdekur, pasi disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri në një hotel në qytetin meksikan, Celaya, njoftoi BBC-ja të martën.

Sipas raporteve fillestare, dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dëshmitarët kanë deklaruar se një grup prej 15 burrash të armatosur hynë në hotel në orën 22:00 sipas orës lokale, duke qëlluar dhe hedhur bomba me benzinë ​​përpara se të sulmonin të paktën dy bare aty pranë.

Forcat e sigurisë dolën në vendngjarje, por ende nuk kanë dhënë një deklaratë se kush mund të qëndrojë pas të shtënave.

Qyteti i Celaya ka parë një rritje të dhunës me një kartel kriminal që e quan veten Santa Rosa de Lima, i përfshirë në një grindje vdekjeprurëse me rivalin e tij, kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco.

Karteli Santa Rosa angazhohet kryesisht në zhvatje dhe vjedhje karburanti. Ish-udhëheqësi i tij, José Yepez, u dënua me 60 vjet burg në fillim të këtij viti.