11 persona janë trajtuar në Ambulanca pas incidentit që ndodhi pak orë më parë në Londër, ku një i dyshuar që tani është arrestuar nga policia, ka shtypur me veturë disa persona.
Zëdhënësit nga spitalet kanë njoftuar se të trajtuarit kanë qenë të lënduar kryesisht në kokë dhe këmbë, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Nëntë prej të lënduarve, vazhdojnë qëndrimin e tyre në spital për t’u trajtuar.
Kujtojmë se pak më parë policia në Londër ka thënë se ky nuk është akt terrorist.
Artikuj të ngjashëm