Të paktën 11 persona kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani privat që ishte duke fluturuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Stambollit.
Aeroplani është rrëzuar në jugperëndim të Iranit.
Televizioni shtetëror iranian ka cituar zëdhënësin e organizatës për menaxhimin e emergjencave, Mojtaba Khaledi, të ketë thënë se aeroplani ka goditur malet në Shahr-e Kord dhe është kapluar nga flakët.
Shahr-e Kord është rreth 370 kilometra në jug të Teheranit.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, dhe televizioni shtetëror në Iran kanë thënë se shpëtimtarët janë duke tentuar të arrijnë në skenën e aksidentit.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 7 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Teheran
-
Të gjithë pasagjerët në aeroplanin e rrëzuar në Iran kanë vdekur
-
Irani thotë se e ka rrëzuar edhe një aeroplan amerikan
-
SHBA-ja shpëton pilotin e aeroplanit të rrëzuar në Iran
-
Gjashtë ushtarë amerikanë vdesin pas rrëzimit të aeroplanit në Irak