Botë

109 karroca të zbrazëta për 109 fëmijët e vrarë në Ukrainë

Në sheshin Rnyok të qytetit të Lvivit, janë vendosur të premten 109 karroca fëmijësh, në nderim të 109 fëmijëve ukrainas, të cilët janë vrarë si pasojë e sulmeve ruse brenda 23 ditësh që kur ka nisur pushtimi i Ukrainës.

Kryebashkiaku i Lvivit, Andriy Sadovyi, e ka publikuar një fotografi, ku shihen karrocat e zbrazëta në shesh, raporton Ukraine Now të premten në Telegram.

"Karrocat e zbrazëta në Sheshin Rynok sot janë simbole të jetës së atyre engjëjve që tani po mbrojnë qiejt mbi Ukrainë në vend të veprimeve vendimtare. Ky është çmimi i tmerrshëm i luftës që Ukraina po paguan sot. Dhe ne u bëjmë thirrje të gjithë të rriturve në mbarë botën për të mbrojtur ukrainasit, fëmijët dhe për t'u dhënë atyre një të ardhme. Kërkoni që qeveritë e vendeve të tjera të mbyllin qiejt mbi Ukrainë. Fotografoni veprimin, tregoni për krimet e Rusisë dhe postoni në rrjetet sociale me hashtag #closethesky. Mbroni fëmijët ukrainas dhe qiellin e Ukrainës !" - thërret kryebashkiaku i Lvivit.

Image