Dy arrestime janë bërë pasi 10 trupa u gjetën brenda një veture në Zacatecas të Meksikës.
Zbulimi erdhi pasi automjeti u la jashtë zyrës së guvernatorit, në mes të një sheshi publik.
Zyrtarët ngritën dyshime për makinë, dhe gjetën trupat herët në mëngjes të së enjtes, raporton BBC.
Guvernatori David Monreal më vonë konfirmoi në mediat sociale se dy të dyshuar ishin arrestuar. Ai tha se viktimat duket se ishin rrahur.
Meksika ka vuajtur prej kohësh me nivele të larta krimi dhe rritje të shkallës së vrasjeve.
Zacatecas ka parë gjithashtu një rritje të dhunës të lidhur me një luftë në terren midis bandave rivale të drogës që veprojnë në zonë, duke përfshirë incidente ku trupat janë lënë ose ekspozuar në vende publike.
-
Gjenden gjashtë koka të prera në një rrugë në Meksikën qendrore
-
Gjenden pesë trupa me koka të prera në një rrugë në Meksikë
-
Të paktën 19 të vrarë brenda 24 orëve nga sulmet e karteleve të drogës në Meksikë
-
45 çanta me mbetje njerëzore gjenden në Meksikë
-
Tre policë të vrarë në luftimet me kartelin e drogës në Meksikë