Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

10 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën

koronavirusi covid-19

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 10 të vdekur nga koronavirusi të dielën, derisa nga 3.486 testime, 316 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 240 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 194.891 persona të infektuar me koronavirus, 181.031 të shëruar dhe 6.831 të vdekur.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 7.029.