Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën

Maqedonia e Veriut ka regjistruar tetë të vdekur nga koronavirusi të dielën, derisa nga 2.643 testime, 308 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 246 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 205.946. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 219.408 raste pozitive me COVID-19, 205.946 të shëruar dhe 7.732 viktima.

Numri i rasteve aktive është 5.730.