Botë

10 miliardë tonë akull u shkrinë për një ditë në Grenlandë

Temperatura rekorde janë regjistruar edhe në tokën e akullt të Grenlandës dhe kjo ka pasur pasoja të menjëhershme.

Shkencëtarët e Institutit meteorologjik të Danimarkës, kanë deklaruar se sipërfaqja e akullt e Grenlandës filloi të shkrihej me të madhe gjatë muajit korrik, transmeton KTV.

Ata kanë llogaritur se në këtë muaj ka pasur humbje të masës deri në 197 gigatonë, ndërsa rekordi i shkrirjes u regjistrua më 31 korrik, kur Grenlanda pati shkrirje deri në 11 gigatonë brenda 24 orësh, që janë të barabarta me 10 miliardë tonë.

Këto shifra janë bërë të ditura nga krijuesi i dokumentarëve, Caspar Haarloev që gjendej në tokën e akullt për realizimin e dokumentarit të ri “Into the Ice”.

Ai ka deklaruar se ka qenë përvojë e mirë hulumtimi i Grenlandës që sipas tij, është një përbindësh i fjetur, për të cilin askush nuk është mërzitur deri në momentin kur filloi të shkrihej, shkaku i ngrohjes globale.